Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Analisti amerikan për SYRI TV: Ky është fillimi i transparencës për çështjen McGonigal, jo fundi! Duçka është strumbullari mes pistës shqiptare dhe asaj kineze
John R. Schindler, gazetar dhe analist i njohur amerikan, i cili ka raportuar vazhdimisht për aferën Rama-McGonigal në gazetën “Washington Examiner” ishte i ftuari i Armela Ferkos në edicionin e lajmeve të mbrëmjes në SYRI TV. Ai tha se raporti i Departamentit të Drejtësisë në SHBA për çështjen McGonigal është vetëm fillimi i transparencës. “Departamenti i Drejtësisë e ka publikuar këtë dosje dhe është një dosje shumë e rëndësishme ku pranohet haptas për herë të parë nga FBI dhe qeveria amerikane se korrupsioni i McGonigal kishte një ndikim mbi Shqipërinë edhe në marrëdhëniet e SHBA me Rusinë. Është një nga skandalet më të mëdha të FBI-së. Mendoj se raporti i Inspektorit të Përgjithshëm është fillimi i transparencës për çështjen McGonigal dhe jo fundi. Raporti shkon...