Vuçiç: Serbia pret ndihmë nga Kina për Kosovën

Vuçiç: Serbia pret ndihmë nga Kina për Kosovën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ka marrë garanci nga Kina se Serbia mund të presë ndihmë të mëtejme dhe mbështetje në të gjitha çështjet, përfshirë Kosovën. “Mund të presim në çështje të ndryshme politike, si Kosova, integriteti territorial e sovraniteti, siç e përkrahim ne parimin e një Kine dhe nuk do të dorëzohemi në këtë”, ka thënë Vuçiçi të premten pas një takimi që ka pasur me presidentin kinez, Xi Jinping në Pekin, transmetojnë mediat në Vuçiçi po ashtu ka thënë se Serbia e konsideron Kinën, mike të sinqertë dhe partnere të mirë në ekonomi dhe politikë. Vuçiçi mori pjesë në paradën e ushtrisë kineze ditë më parë. Ai ishte në mesin e shumë liderëve autokratë në atë që po konsiderohet blloku...