Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
U ndërpre me forcë, Presidenti i Malit të Zi kërkon të rishfaqet filmi në gjuhën shqipe: Autorët të ndiqen penalisht!
Filmi 'Lejleku' PODGORICË- Kabineti i presidentit të Malit të Zi, Jakov Millatoviç, kërkoi që filmi “Lejleku” i regjisorit kosovar, Isa Qosja, të shfaqet sërish për publikun, pasi shfaqja e tij më 3 shtator u ndërpre me forcë. Ndërprerja ndodhi për shkak të reagimit të disa qytetarëve, të cilët, mësa dukej, nuk e pranuan faktin që filmi ishte në gjuhën shqipe. “Presim që policia dhe Zyra e Prokurorit t’i identifikojnë autorët dhe t’i ndjekin penalisht. Është e rëndësishme të mundësohet sërish shfaqja e filmit”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kabineti i Millatoviçit. Policia e Malit të Zi nuk doli me ndonjë deklaratë zyrtare, por Radios Evropa e Lirë iu tha jozyrtarisht se ajo ende “po mbledh informacione” dhe se “po vepron sipas urdhrave të prokurorit”. Organizatorët...