Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kishin humbur kontaktet, shpëtohet çifti izraelit i humbur në Gjipe
Shërbimi Zjarrfikës i Himarës ka arritur pas tre orësh kërkime të gjejë një çift turistësh izraelitë, të moshës 22 vjeç, me të cilët ishin humbur kontaktet. Çifti u lokalizua në zonën e Gjipesë dhe aktualisht po shoqërohet nga forcat zjarrfikëse drejt një vendi të sigurt. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur nevojë për ndërhyrje mjekësore.