Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Bullgaria i rikujton Maqedonisë së Veriut marrëveshjen e 2022 si kusht për pranimin në BE
Bullgaria ka deklaruar se Maqedonia e Veriut duhet të përmbushë plotësisht angazhimet e pranimit në Bashkimin Evropian, të dakorduara në Konsensusin Evropian të vitit 2022. Gjatë një deklarate të përbashkët me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, kryeministri bullgar Rosen Zhelyazkov, theksoi se nuk ka vend për rishikim të kushteve dhe se respektimi i marrëveshjeve është kusht i domosdoshëm për përparimin e vendit drejt anëtarësimit në BE. Zhelyazkov kujtoi bashkëpunimin e mëparshëm me udhëheqësit maqedonas Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski, që çoi në nënshkrimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë. Ai theksoi se kompromisi i arritur gjatë Presidencës Franceze të BE-së është miratuar nga Këshilli dhe Parlamenti bullgar dhe nuk ka pasur ndryshime në parime apo qasje që do të justifikonin pretendimet nga Shkupi për...