Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Filmit shqiptar iu ndalua shfaqja në festival prej gjuhës, regjisori Qosja: Nacionalistë ekstremë serbë!
Në Mal të Zi po ngjall polemika dhe reagime ndërprerja e shfaqjes së një filmi nga regjisori shqiptar Isa Qosja, vetëm për faktin se ai po jepej në gjuhën shqipe dhe jo malazeze. Filmi “Lejleku” po transmetohej mbrëmjen e së mërkurës (3 shtator) në festivalin ndërkombëtar të filmit “Xhada” në Podgoricë. Sipas organizatorëve, shfaqja u ndërpre për shkak të pakënaqësive të shprehura nga një grup personash, të cilët raportohet se bënë edhe thirrje nacionaliste. “Pasi një grup individësh shprehën pakënaqësi për shkak të shfaqjes së filmit, vendosëm që, për arsye sigurie, ta ndërprisnim shfaqjen,” deklaruan organizatorët. Vetë z. Qosja tha për gazetën “Koha” në Kosovë se nuk ishte befasuar nga veprimi. Ai fajësoi influencat serbe në vend, duke i quajtur akte të orkestruara nga Serbia....