Projekti i fundit i David Bowie, një muzikal i shekullit XVIII

Projekti i fundit i David Bowie, një muzikal i shekullit XVIII

Kur këngëtari britanik, David Bowie, vdiq në 2016, ai la pas albumin e fundit “Blackstar”, por pak veta e dinin se ai kishte nisur edhe një projekt tjetër, një muzikal i quajtur “The Spectator”, sipas BBC. Ky projekt ishte i bazuar në Londrën e shekullit XVIII dhe kishte si subjekt krimin, satirën dhe artin e kohës. Shënimet për “The Spectator” u gjetën të mbyllura në studion e Bowies në Nju Jork, të ruajtura në arkivat e tij personale. Vetëm Bowie dhe asistenti i tij kishin çelësin e dhomës. Tani ato janë dhuruar në  “V&A museum” dhe do të jenë të hapura për publikun në “Qendrën David Bowie” e cila çelet 13 shtator. Bowie ishte i tërhequr nga krimi dhe personazhe të njohur si hajduti Jack...