Aksident i rëndë në Malishevë/ Përplasen dy automjete, raportohen dy të vdekur dhe dy të plagosur

Aksident i rëndë në Malishevë/ Përplasen dy automjete, raportohen dy të vdekur dhe dy të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Astrazub të Malishevës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 15:50, kur dy vetura janë përplasur mes vete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet policore dhe ekipi i ndihmës së shpejtë. “Personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e dy personave të rritur, një femër dhe një mashkull, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për trajtim mjekësor”, tha Elezaj. Ai shtoi se me urdhër të prokurorit, trupat e viktimave do të dërgohen për ekzaminim mjekoligjor.