Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Të huajt preferojnë malet”/ Sezoni veror, flet ekspertja e ekonomisë: Turizmi nuk ishte në nivelet që parashikonim
Përmes një interviste televizive, Romina Radonshiqi, eksperte ekonomie tha se sezoni veror në raport me turizmin nuk ishte në nivelet që parashikonim. Romina Radonshiqi: Shohim se zezoni veror nuk kishte atë pritshmërie që kishim parashikuar. Është një sinjal që po promovohemi, por mund të dalim në përfundimin se Shqipëria nuk është tërheqëse për verën, por më shumë për dimrin. Këtë e vë re edhe nga turistët e huaj që duan më shumë zonat malore, sepse detin mund ta gjesh në vende të ngjashme. Ndërsa malor mbetet akoma i virgjër.