Shqiptari që shpëtoi delen nga zjarret në Greqi përzgjidhet nga BBC si “foto e vitit 2025”

Shqiptari që shpëtoi delen nga zjarret në Greqi përzgjidhet nga BBC si “foto e vitit 2025”

Një moment i jashtëzakonshëm humaniteti gjatë zjarreve shkatërruese në Greqi është përfshirë nga BBC në listën e 12 fotografive më ikonike të vitit 2025 (deri më tani). Fotografia, e realizuar nga Thanasis Stavrakis, fotoreporter bashkëpunëtor i agjencisë Reuters, tregon një burrë shqiptar teksa shpëton një dele nga flakët në zonën e Patrës, duke e mbajtur me vete mbi motor nëpër tym dhe zjarr. Ngjarja ndodhi në gusht të vitit 2025, kur zjarret masive përfshinë rajonin e Ahaisë në Greqinë perëndimore, duke detyruar shumë banorë të largoheshin dhe duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe kafshëve. BBC, duke komentuar për këtë fotografi të fuqishme vizuale, shkruan: “Në sfondin e mbuluar nga tymi që ngrihet si re të dendura, një burrë mbi një motor shfaqet duke shpëtuar një...