Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Izraeli shkatërron “Kullën e Mustaqeve”, një nga ndërtesat më të larta në Gaza
Ushtria izraelite ka shkatërruar një nga ndërtesat më të larta në Gaza, për të cilën pretendojnë se është përdorur nga grupi palestinez Hamas. Rrafshimi i kësaj ndërtese vjen pasi Izraeli tha se po përgatitej të pushtonte qytetin. “Brenda ndërtesës, Hamasi kishte ngritur infrastrukturë për të përgatitur dhe nisur sulme kundër ushtarëve të ushtrisë izraelite në zonë“, tha IDF në një deklaratë. “Para sulmit, u morën masa parandaluese për të kufizuar dëmin ndaj civilëve, veçanërisht paralajmërime paraprake për popullsinë, përdorim të municioneve precize, mbikëqyrje ajrore dhe informacion inteligjence“, thuhet më tej. Ndërtesa 12-katëshe, e quajtur “Kulla e Mustaqeve”, që IDF e goditi sot është një nga më të lartat në qytetin e Gazës. Sipas Al Jazeera-s, sulmi shkaktoi dëme të shumta, ndërsa disa civilë të plagosur...