Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kinezët bërtasin emrin tim në rrugë”, Vuçiç pas takimit me Xi: Djalit do t’i mësoj gjuhën tuaj
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takua me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin dhe pas bisedës ai deklaroi se takimi ishte “i përzemërt dhe i suksesshëm”. “Presidenti Xi më ftoi personalisht për një vizitë shtetërore në Kinë në një bisedë të shkurtër. Do të vijmë për një vizitë zyrtare shtetërore në gjashtë muajt e ardhshëm”, tha Vuçiç. Ai po ashtu u mburr se udhëheqësi kinez e zgjati takimin me 15 minuta shtesë dhe foli jashtë kornizës së protokollit, “gjë që e bën vetëm kur bëhet fjalë për miq”. Vuçiç tha se i foli Xi-së për historinë e popullit serb dhe rolin e tij në Luftën e Dytë Botërore. “I tregova se si populli serb u ngrit kundër fashizmit në Luftën e Dytë Botërore… Që njerëzit të...