Sllovenia bllokon specat nga Shqipëria, ja arsyeja

Sllovenia bllokon specat nga Shqipëria, ja arsyeja

Kompania sllovene Geaprodukt ka tërhequr nga tregu specat e kuq nga Shqipëria për shkak të niveleve të tepërta të pesticideve si acetamiprid, format dhe flonicamid. Mediat sllovene shkruajnë se specat janë tërhequr nga tregu për shkak se paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Autoriteti Slloven i Sigurisë Ushqimore (UVHVVR) ka zbuluar se në specin e kuq nga Shqipëria që shitet në dyqanet sllovene u gjetën nivele të tejkaluara të pesticideve. Speci është i etiketuar me 3505 dhe është importuar në tregun slloven nga kompania “Geaprodukt” nga Lubjana. Zyra tashmë po tërheq produktin nga shitja dhe po i paralajmëron konsumatorët të jenë shumë të kujdesshëm. “Nëse e keni këtë spec në shtëpi, mos e hani. Mund ta ktheni në vendin e shitjes për rimbursim”, paralajmëron kompania....