SHBA-Kanada-Meksikë 2026 fillon të marrë formë, Kualifikueset hyjnë në fazën e “nxehtë”/ Zbulohen 13 kombëtaret e para që kanë prerë biletën për në Botëror

SHBA-Kanada-Meksikë 2026 fillon të marrë formë, Kualifikueset hyjnë në fazën e “nxehtë”/ Zbulohen 13 kombëtaret e para që kanë prerë biletën për në Botëror

Kualifikueset e Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada, kanë hyrë në një fazë vendimtare. Japonia ishte e para që kualifikohej më 20 mars, ndërsa pas saj e siguruan biletën edhe Zelanda e Re, Irani, Argjentina, Uzbekistani, Koreja e Jugut, Jordania, Australia, Brazili, Ekuadori, Uruguai, Kolumbia dhe Paraguai. Amerika e Jugut ka mbyllur tashmë pjesën më të madhe të procesit. Tre biletat e fundit automatike u ndanë të enjten, kur humbja e Venezuelës 3-0 ndaj Argjentinës i dha dritën jeshile Uruguait, Kolumbisë dhe Paraguait. Ata i bashkohen Brazilit, Ekuadorit dhe Argjentinës që ishin kualifikuar më herët. Në ndeshjen e fundit të kësaj jave, të martën, mbetet për t’u vendosur vetëm kush do të shkojë në playoff ndërkombëtar....