Ndërtonin pa leje në tokë publike, arrestohen punëtorët. Shpallet në kërkim dhe ai që i punësoi

Ndërtonin pa leje në tokë publike, arrestohen punëtorët. Shpallet në kërkim dhe ai që i punësoi

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi po ndërtonin pa leje në tokë publike në Ksamil, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër i dyshuar si personi që i punësoi. Sipas njoftimit të policisë ata u kapën teksa po ndërtonin me blloqe betoni dy objekte në tokë publike, pa leje nga organet kompetente. “Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ushtruar kontrolle në Ksamil, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative dhe si rezultat, më datë 04.09.2025, në rrugën “Riviera”, Ksamil, u konstatua ndërtimi i 2 objekteve me konstruksion blloqe betoni, të papërfunduara, në tokë publike, pa leje nga organet kompetente. Në...