Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Pastrimi i vendit nga bllokimi i hapësirës publike, Rama poston videon: S’ka pushim
”S’ka pushim”, shkruan kryeministri Edi Rama në videon e rradhës që tregon vijimin e aksionit për çlirimin e vendit nga bllokimi që i është bërë hapësirave publike. Ndaj dhe lirimi i hapësirave publike shihet edhe si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”. Aksioni ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.