Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kolegji Zgjedhor rrëzoi PD dhe certifikoi zgjedhjet/ Berisha: Komision hetimor për farsën elektorale…“11 majin” e dërgojmë në Kushtetuese
sali berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka reaguar pasi Kolegji Zgjedhor i rrëzoi padinë e Partisë Demokratike dhe certifikoi zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se do të vijojë betejën në të gjitha frontet. Berisha paralajmëroi ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet, teksa akuzoi qeverinë dhe institucionet e drejtësisë për bashkëpunim në një “farsë elektorale”. “Dokumentimi, vërtetimi i të gjitha shkeljeve të rënda ligjore të procesit zgjedhor, i të gjitha mekanizmave të shndërrimit të tij në një farsë, është detyrimi më absolut i PD-së para demokratëve shqiptarëve, para zgjedhësve shqiptarë. Pa diskutim që Komisioni i parë hetimor parlamentar që do të ngrihet është Komisioni për farsën elektorale”, tha Berisha. Berisha theksoi se do të ndjekin çdo hallkë të gjyqësorit për rezultatin e 11 majit. Madje,...