Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Schweinsteiger ka të drejtë, Gjermania nuk ka emocion dhe grintë. Rrezikon Botërorin?
Gjermania e madhe, vetëm në letër. Jo për listën e skuadrës, por për emrin që ka. Në fakt, vetëm emri i ka mbetur. Me humbjen e djeshme kundër Sllovakisë, Julian Nagelsmann u duk i tronditur dhe thuajse i pashpresë. “Luajtën lojtarët më të mirë në Gjermani, përveç të dëmtuarve”, tha tekniku i “Pancerave”. Ka të drejtë. Mungonte vetëm Jamal Musiala. Woltemade u shit për 90 mln euro te Newcastle, por në fushë nuk e tregon se sa “madhështor” është. As Wirtz, i transferuar te Liverpool për rreth 125 mln euro. Gjermania vuan sidomos në mbrojtje. Dyshja Tah-Rudiger duket sikur ka disa thasë mbi supe, shumë të rëndë. Ata nuk e kanë klasin për të qenë titullar të Gjermanisë. “Pancerat”, ndërkohë, kanë thuajse një dekadë pa...