35 deklarata nga Arbentia: Fero më keqtrajtoi gjatë shtatzënisë, fle ende me nënën. Shet dr*gë dhe më ka 50 mijë euro borxh

35 deklarata nga Arbentia: Fero më keqtrajtoi gjatë shtatzënisë, fle ende me nënën. Shet dr*gë dhe më ka 50 mijë euro borxh

Modelja e njohur Arbenita Ismajli e cila është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ka hapur të gjitha kartat për marrëdhënien dhe ndarjen e bujshme me reperin Fero. Në një reagim të gjatë e të rëndë në Instagram, ajo ka listuar 35 akuza dhe deklarata që kanë lënë pa fjalë publikun. Fillimisht, modelja ka publikuar postimet e Feros, i cili ka pretenduar se historia e tij nuk është treguar kurrë dhe se shumë fëmijë pretendojnë se janë rritur pa prezencën e babait, jo sepse ai nuk ka dashur, por sepse dikush nuk ka lejuar të tregohet versioni i tyre. Ajo e përshkruan ish-partnerin si një njeri të dhunshëm dhe të papërgjegjshëm, duke rrëfyer se ka abuzuar me substanca, e ka tradhtuar në mënyrë të përsëritur dhe nuk...