Arrestohet në Kolumbi “Kimisti” i laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit

Arrestohet në Kolumbi “Kimisti” i laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit

Një shtetas i huaj, i dyshuar si pjesë e grupit që transportonte dhe përpunonte kokainë në banesën e ish-kreut të komunës Frakull të Fierit, ka rënë në prangat e Policisë në Kolumbi. Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se arrestimi i tij erdhi si rezultat i koordinimit të veprimeve me zyrat kombëtare të Interpolit në Ekuador dhe Kolumbi. I arrestuar është shtetasi Samir Rosales Rodríguez, i njohur si “Kimisti”, ndërkohë që vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Njoftimi i Policisë: Gjithashtu, po falë informacionit të siguruar nga strukturat e Policisë së Shtetit dhe i shkëmbimit të informacionit me Policinë kolumbiane, nëpërmjet Interpol Tiranës, si dhe koordinimit të veprimeve me zyrat kombëtare të Interpolit në Ekuador dhe Kolumbi, u...