‘Askush nuk kishte as idenë më të vogël se për çfarë ishte libri’: Pse ‘The Great Gatsby’ është romani më i keqkuptuar në botë

‘Askush nuk kishte as idenë më të vogël se për çfarë ishte libri’: Pse ‘The Great Gatsby’ është romani më i keqkuptuar në botë

“The Great Gatsby” është bërë sinonim me festa, shkëlqim dhe glamour, por kjo është vetëm një nga shumë keqkuptimet që kanë ndjekur librin që nga botimi i tij i parë, në prill të vitit 1925. Pak personazhe në letërsi, apo edhe në jetë, mishërojnë një epokë me aq këmbëngulje sa Jay Gatsby mishëron Epokën e Xhazit (Jazz Age). Gati një shekull pas krijimit të tij, romantiku i dënuar i F. Scott Fitzgerald është kthyer në një simbol të “flapper”-ave ekstravagante, burimeve të shampanjës dhe festave të pafundme. I shkëputur nga teksti që e solli në jetë, emri i tij sot qëndron mbi gjithçka: nga komplekset luksoze te xheli për flokët e deri te një parfum ekskluziv (me aroma të vetiver, piper rozë dhe lime nga...