Krimi në Shkodër, 34-vjeçari u qëllua me armë me silenciator/ Delia: Objektivi, synimi i qartë nga autorët

Krimi në Shkodër, 34-vjeçari u qëllua me armë me silenciator/ Delia: Objektivi, synimi i qartë nga autorët

Gazetarja Etleva Delia në një intervistë foli për ngjarjen e rëndë që tronditi Shkodrën një natë më parë, ku u qëllua për vdekje 34-vjeçari Kristian Kola. Ajo theksoi se ende hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të krimit. “Nuk dihet ende me saktësi nëse ka diçka konkrete apo për ndonjë konflikt. Është bërë edhe një verifikim nga grupi hetimor lidhur me ngjarjen”, tha ajo. Gjithashtu gjatë intervistës nënvizoi se Kristian Kola është ngritur nga tavolina dhe po shkonte në drejtim të makinës së tij, dhe më pas është qëlluar. Sipas saj mënyra e krimit tregon se eliminimi i tij ka qenë një synim i qartë. “Në Shkodër si në shumë raste ndodh që zvarriten hetimet. Pra ngjare të tilla jo vetëm që nuk parandalohen por...