Shqipëria dhe BE do të diskutojnë për çeljen e kapitujve të mbetur, ja kur do të mbahet Konferenca ndërqeveritare

Shqipëria dhe BE do të diskutojnë për çeljen e kapitujve të mbetur, ja kur do të mbahet Konferenca ndërqeveritare

Shqipëria dhe Bashkimi Europian janë në hapat e fundit të përgatitjes për konferencën ndërqeveritare që zyrtarizon çeljen e kapitujve të mbetur të bisedimeve të anëtarësimit. Burime të besueshme i thanë televizionit publik se data e projektuar është ajo e 16 shtatorit. Në pritje edhe të miratimit nga parlamenti i Holandës, në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni për Çështjet Europiane shqyrtoi pak ditë më parë projektpozicionin negociues të Shqipërisë për Grupimin e pestë të kapitujve: “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”. Mbajtur me kërkesë të posaçme, pozicioni i miratuar nuk ka qenë publik as në diskutime dhe as në variantin e tij përfundimtar. Televizioni publik ka siguruar dokumentin paraprirës të Grupkapitullit V. Për pesë kapitujt e tij, përkatësisht Kapitulli 11 “Bujqësia dhe zhvillimi rural”, Kapitulli 12 “Siguria ushqimore, politika...