Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Shmangu taksat, zv/kryeministrja britanike jep dorëheqjen
Zv/kryeministrja britanike Angela Rayner dha dorëheqjen. Angela Rayner akuzohet për shmangie taksash dhe deklarim i rremë i transaksioneve detyruese dhe taksës së blerjes së shtëpive të dyta. Starmer, i detyruar nga presioni politik dhe mediatik të veprojë ndaj njeriut me të cilin ndau vizionin dhe projektin e tij politike të sjelljes së Laburistëve në pushtet pas 15 vjetësh, ishte i detyruar ose ta shkarkonte ose ta detyronte të jepte dorëheqjen zëvendëses së e tij, në rast se një raport i hetimit të etikës dhe standardeve ministeriale do konkludojë kundër Angela Rayner, raporton korrespondenti Arben Manaj. I ndodhur nën presionin e sondazheve dhe titujve të mediave britanike, Starmer thuajse se s’kishte asnjë rrugëzgjidhje, përveç largimit të zëvendëses së tij, e cila është edhe nën-kryetarja e Partisë...