Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Nënë Tereza më dha jetë të dytë”, rrëfimi i burrit me nanizëm/ Dokumentet e Arkivës nxjerrin detaje nga vizita e parë e shenjtores në Shqipëri në 1989
I braktisur nga familja pasi lindi me nanizëm, Ardit Mancaku ishte vetëm 12 vjeç kur në jetimoren e Shkodrës pa për herë të parë Nënë Terezën dhe i kërkoi ndihmë, donte të ecte dhe të luante si shokët e tij. “I thashë Nënë Terezës, a mund të më falësh një dy mijë lekësh të blej një palë këmbë të reja se dua të eci si gjithë të tjerët. Nënë Tereza më tha nuk ke nevojë për lekë se do të të çoj vetë në Itali”, tregoi Ardit Mancaku për Top Channel. Me dëshirën për të ndihmuar çdo fëmijë në nevojë, shenjtorja dërgoi Arditin në një spital në Itali, kur për 2 vite iu nënshtrua 18 operacioneve. “Erdhi Nënë Tereza në spital, më pa duke ecur,...