Ndërpritet shfaqja e filmit në gjuhën shqipe në Podgoricë/ Reagojnë organizatat joqeveritare: Sulm ndaj lirisë së shprehjes artistike në vendin ku shqipja është gjuhë zyrtare

Ndërpritet shfaqja e filmit në gjuhën shqipe në Podgoricë/ Reagojnë organizatat joqeveritare: Sulm ndaj lirisë së shprehjes artistike në vendin ku shqipja është gjuhë zyrtare

Shfaqja e filmit “Lejleku” të regjisorit shqiptar Isa Qosja, e planifikuar më 3 shtator në kuadër të festivalit ndërkombëtar Xhada Film Fest në Podgoricë, u ndërpre pas reagimeve të një grupi personash të panjohur, të cilëve, sipas organizatorëve, iu pengoi fakti që filmi ishte në gjuhën shqipe. Organizatorët konfirmuan për mediat se ndodhi një “situatë e pakëndshme” dhe për arsye sigurie u detyruan të ndërprisnin shfaqjen. “Pasi një grup individësh shprehën pakënaqësi për shkak të shfaqjes së filmit, vendosëm që ta ndalonim përkohësisht. Policia mbrëmë ishte e pranishme në vendngjarje”, thanë ata. Hetimet vijojnë, por autoritetet ende nuk kanë bërë publike rezultatet. Ndërprerja është dënuar gjerësisht nga organizatat joqeveritare në Mal të Zi, të cilat e konsideruan aktin si sulm ndaj lirisë së shprehjes artistike...