Plane për fundjavën? Zbuloni parashikimin e motit

Plane për fundjavën? Zbuloni parashikimin e motit

Edhe pse kemi hyrë në vjeshtë, kjo fundjavë e shtatorit do të jetë tipike vere. Meteorologët parashikojnë mot të qëndrueshëm me diell. “Kjo e shtunë dhe e diel do të jenë nën ndikimin e masave ajrore të cilat janë me origjinë nga pjesa veriore e Afrikës dhe kanë përfshirë Ballkanin. Do të sjellin një qendrueshmëri të motit. Sidomos paradite do të ketë intervale të gjata me diell. Pjesa e dytë e ditës vranësirat do të jenë kalimtare, por nuk pritet të ketë reshje”, u shpreh Lajda Porja për Klan News. Temperaturat do të pësojnë rritje këtë fundjavë për t’u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të shijojnë bregdetin. “Temperaturat mjaft të larta edhe të shtunën. Maksimumi do të ruajnë vlerën 35°C. Për hir të së vërtetës, jemi...