Tiranë/ Goditet me telefon gazetarja, kameramanit i dëmtojnë filmimet! Një në pranga, 2 të proceduar

Tiranë/ Goditet me telefon gazetarja, kameramanit i dëmtojnë filmimet! Një në pranga, 2 të proceduar

Policia në Tiranë ka vënë në pranga një 67-vjeçar i cili akuzohet se i ka gjuajtur me telefon në shpinë një gazetareje, ndërkohë që ajo ishte në krye të detyrës. Gazetarja me inicialet D. B., ka kallëzuar në polici se është penguar gjatë realizimit të detyrës së saj, dhe është goditur me telefon në shpinë nga personi me inicialet F. M., ndërkohë kameramani me inicialet E.E që e shoqëronte gazetaren, është penguar gjithashtu në kryerjen e punës së tij, nga dy roje private. Këta të fundit i kanë dëmtuar pjesërisht kamerën gjatë filmimit. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. M., 67 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Q. L., 64...