Begaj: Sot, e gjithë bota lutet për Shenjtën Nënë Terezë

Begaj: Sot, e gjithë bota lutet për Shenjtën Nënë Terezë

Sot është Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, misionares trupvogël me zemër të madhe, që u bë simbol i bamirësisë, vetëmohimit dhe shërbimit ndaj të pamundurve. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u shpreh sot se e gjithë bota lutet për Shenjtën Nënë Terezë. “Si shqiptarë jemi krenarë që i dhamë botës një figurë të shenjtë e fisnike, simbol të mëshirës, dashurisë dhe kujdesit ndaj të pamundurve”, thekesoi Begaj në një postim në rrjetet sociale. “Shenjta Nënë Tereza është pjesë e shpirtit tonë kombëtar dhuruar njerëzimit për të shëruar plagë e për të sjellë shpresë aty ku mungon. Ajo na mësoi se edhe gjestet e vogla të mirësisë kanë fuqinë të ndryshojnë botën. Le të bëjmë çdo ditë një vepër të mirë!”, nënvizoi Presidenti Begaj Më...