Pas incidentit me filmin “Lejleku” në Mal të Zi: Isë Qosja: Ne gjithmonë do të flasim shqip, do mendojmë shqip dhe do të veprojmë shqip

Pas incidentit me filmin “Lejleku” në Mal të Zi: Isë Qosja: Ne gjithmonë do të flasim shqip, do mendojmë shqip dhe do të veprojmë shqip

“Lejleku”, filmi artistik me metrazh të gjatë nga regjisori i njohur Isë Qosja është përcjellë me probleme në festivalin “Dzada Fest” që po mbahet së fundi në Podgoricë të Malit të Zi, shkruan KultPlus.  Filmi është ndëprerë pas incidentit të krijuar nga disa të rinj, të cilët nuk kanë duruar që në këtë festival të shfaqet një film në gjuhën shqipe. Si pasojë, në këtë incident ka reaguar edhe policia.  E filmi “Lejleku” që pengoi një grup të njerëzve në Podgoricë, rrëfimin e ka të shtrirë pikërisht në këtë shtet, në vendlindjen e regjisorit Qosja, që në një intervistë më të hershme pat deklaruar se këtë film e ka bërë me zemër, sepse ia ka dedikuar vendit të tij të lindjes.  “Gjithçka që vjen nga...