Afera Rama-McGonigal/ Gazetarët amerikanë: Duhet një hetim i ri dhe i plotë, administrata e Biden e refuzoi ndjekjen penale

Afera Rama-McGonigal/ Gazetarët amerikanë: Duhet një hetim i ri dhe i plotë, administrata e Biden e refuzoi ndjekjen penale

Afera Rama-McGonigal rikthehet në skenën politike dhe mediatike amerikane edhe më fuqishëm se më parë. Kjo për shkak se Departamenti Amerikan i Drejtësisë ka publikuar një raport hetimor të hollësishëm për këtë skandal. Në këtë raport, përveç çështjes shqiptare dhe asaj ruse, dominon çështja kineze. Edhe në këtë rast, Edi Rama është i implikuar thellë në shkeljet ligjore të agjentit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal. Raporti i Departamentit të Drejtësisë është një nga kryelajmet e medieve amerikane. Ndërkohë gazetarët e njohur amerikanë po bëjnë thirrje që çështja të rihetohet në mënyrë të plotë. Gazetari investigativ, Chuck Ross, shkruan se raporti është tronditës. “Uau. Ky është një raport tronditës nga inspektori i përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë në lidhje me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.  McGonigal ka informuar drejtues...