FOTO/ Arrestimi i Soni Pepës, mediat: Kishte ardhur për pushime familjarisht në Punta Kana, trafikoi 11 ton kokainë

FOTO/ Arrestimi i Soni Pepës, mediat: Kishte ardhur për pushime familjarisht në Punta Kana, trafikoi 11 ton kokainë

Arrestohet në Santo Domingo të Republikës Dominikane i dyshuari për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar të drogës, 40-vjeçari shqiptar Soni Pepa. Në momentin e arrestimit nga Interpoli, iu gjet një pasaportë shqiptare, dokumente italiane dhe 5 telefona celularë të koduar si dhe para cash. Nga Ana Peguero, DIARIO LIBRE Qytetari shqiptar, i kërkuar në vendin e tij për trafik ndërkombëtar droge, kishte më shumë se një muaj në Republikën Dominikane. Soni Pepa, 40 vjeç, hyri më 31 korrik 2025 nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Punta Kanës, në lindje të vendit, i shoqëruar nga familja e tij, me pretendimin se vinte në vend për pushime. Kur tentoi të largohej nga territori i Republikës Dominikane, autoritetet verifikuan se ai ishte i kërkuar nga drejtësia e vendit të tij, gjë...