Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Detaje të reja nga atentati në Shkodër/ 34-vjeçari dyshohet se u ekzkutua nga vrasës me pagesë
Shkodra u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat i mirëorganizuar, ku u ekzekutua me armë zjarri Kristian Kola, 34 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, pranë kinema “Republika”, duke ngritur dyshime se kemi të bëjmë me vrasës profesionistë. Të dhënat pranë grupit hetimor zbulojnë se Kola kishte shkuar në një lokal për të takuar një mikun e tij. Sapo ai dhe shoku i tij dolën nga lokali, dy persona të maskuar me skafandra dhe të veshur me të zeza, të cilët udhëtonin me një motor, u shfaqën papritur. Njëri prej tyre, i cili dyshohet se kishte një armë zjarri me silenciator, qëlloi nga një distancë e afërt drejt 34-vjeçarit. Plumbat e kapën në pjesën e gjoksit, duke i shkaktuar vdekjen...