Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kultivuan 5093 bimë kanabisi në Malësi të Madhe, pranga 2 personave/ Shpallen në kërkim dy vëllezër
Dy persona, 47 dhe 74-vjeç, janë arrestuar në Malësi të Madhe për kultivim kanabisi në kuadër të operacionit “Koordinata”. Dy vëllezërit u kapën në flagrancë në një parcelë ku kishin kultivuar 5093 bimë narkotike. Nën hetim u vu një 57-vjeçare ndërsa në kërkim u shpallën dy vëllezër, 22 dhe 25-vjeç. Policia thotë se këta persona, të gjithë të afërm me njëri-tjetrin, kanë kultivuar 5093 bimë kanabisi pranë banesave të tyre në Alijaj. Njoftimi i policisë: Kishin kultivuar 5093 bimë narkotike, në fshatin Alijaj, kapen në flagrancë në parcelë dhe vihen në pranga 2 shtetas. Gjithashtu, u shpallën në kërkim dy shtetas (vëllezër), dhe u procedua një shtetase në gjendje të lirë. Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit policor...