Pranga në duar dhe këmbë/ Publikohen pamjet e arrestimit të Vilson Pepës, “ushtarit” të grupit të Franc Çopjas

Pranga në duar dhe këmbë/ Publikohen pamjet e arrestimit të Vilson Pepës, “ushtarit” të grupit të Franc Çopjas

Dalin pamjet e arrestimit të shqiptarit Soni Pepa në Santo Domingo, të kërkuar për trafik ndërkombëtar droge. Pepa ishte i lidhur me një grup kriminal transnacional që vepronte në Evropë dhe Amerikën e Jugut dhe pjesë e një grupi që trafikoi një ngarkesë prej 11 tonësh kokaine, nga të cilat 600 kg u sekuestruan në Roterdam, Holandë, në nëntor 2020. Ngarkesa kishte origjinën nga Villetas, Paraguai, me destinacion Antwerp, Belgjikë. Pas arrestimit, autoritetet konfiskuan një pasaportë shqiptare, dokumente italiane, pesë telefona dhe para cash. Pepa pritet të ekstradohet në Shqipëri pas shpalljes në kërkim Ndërkombëtar. Pepa kishte qenë në Republikën Dominikane për më shumë se një muaj. Ai kishte hyrë në vend më 31 korrik 2025, nëpërmjet Aeroportit Ndërkombëtar të Punta Cana-s me familjen e...