Viti i ri shkollor! Masat: Prani e shtuar efektivësh, mbyllen kioskat që shesin alkool e duhan pranë shkollës

Viti i ri shkollor! Masat: Prani e shtuar efektivësh, mbyllen kioskat që shesin alkool e duhan pranë shkollës

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Më 8 shtator starton viti i ri shkollor!  Policia e Shtetit ka hartuar një plan masash për të garantuar sigurinë e nxënësve në shkolla. Drejtori i Drejtorisë së Rendit Publik, Agron Çeli, deklaroi se masat kanë për qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, aksidenteve rrugore dhe çdo rreziku për nxënësit gjatë fillimit dhe zhvillimit të procesit mësimor. Konkretisht do të ketë prezencë të shtuar efektivësh në afërsi të institucioneve arsimore, sidomos në orarin e fillimit dhe të mbarimit të mësimit, gjatë pushimit të madh apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla. Nga ana tjetër, Policia Rrugore do të shtojë kontrollet për drejtuesit e automjeteve që transportojnë nxënësit, duke përfshirë testet për alkool. Gjuthashtu do të punohet për mbylljen apo largimin e lokaleve të tregtisë dhe pikave ambulante të shitjes...