Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Atentati ndaj Kristian Kolës në Shkodër/ Autorët e ndoqën 34-vjeçarin dhe… Si u organizua eliminimi i të riut dhe pistat ku po heton policia
Disa detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e ndodhur mbrëmjen e 4 shtatorit në qendër të Shkodrës. Kristian Kola, 34 vjeç është viktima në këtë ngjarje të rëndë, i cili dyshohet se është ekzekutuar nga vrasës me pagesë. Deri më tani policia nuk ka arritur ende në gjurmët e autorëve, të cilët kanë kryer një ekzekutim të stilit mafioz. Dy persona me një motor sipas burimeve policore e kanë ruajtur 34 vjeçarin përballë lokalit ku po qëndronte në zonën e Kinemasë për një kohë relativisht të gjatë. Viktima ka qenë edhe me 2 persona të tjerë fillimiaht, por në ato momente autorët kanë bërë një xhiro duke vëzhguar situatën dhe më pas janë rikthyer në pikën e tyre të vrojtimit, duke mos qëlluar. Në...