SHBA dhe BE përkujtojnë figurën e Shën Terezës: Përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh

SHBA dhe BE përkujtojnë figurën e Shën Terezës: Përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri ndau sot mesazhin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump me rastin e 5 shtatorit, ditës së shenjtërimit të Nënë Terezës. “Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh”, u shpreh presidenti Donald Trump në rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë thekson në mesazhin e publikuar se “sot nderojmë Nënë Terezën, figurën që mishëroi dhembshurinë dhe humanizmin në çdo hap të jetës së saj”. “Ajo mbetet një krenari e madhe për Shqipërinë dhe një frymëzim i pashtershëm për brezat kudo në botë. ‘Unë mund të bëj gjëra që ju nuk mundeni, ju mund të...