Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Policia plan masash për vitin e ri shkollor, njofton mbylljen e pikave ambulante
Policia e Shtetit ka njoftuar planin e masave me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në kuadër të vitit të ri shkollor 2025-2026 që starton më 8 shtator. Në këtë kuadër, komisariatet për shkollat që kanë në juridiksion, do sigurojnë prezencë policore në orarin e fillimit dhe të mbarimit të mësimit, gjatë pushimit të madh apo gjatë ndërrimit të turneve në shkolla. Policia Rrugore do të ketë një prani të shtuar në akset rrugore, veçanërisht pranë shkollave që ndodhen pranë rrugëve kryesore, si në fillim ashtu edhe në përfundim të procesit mësimor. Masat përfshijnë gjithashtu kontrolle rigoroze ndaj drejtuesve të automjeteve që kryejnë transportin e nxënësve në shkolla, duke përfshirë testet për alkool, kontrollin teknik të automjeteve dhe zbatimin e rregullave të transportit të...