Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari

Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari

Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një 34-vjeçari, i cili dyshohet se ka djegur qëllimisht një automjet në pronësi të një 43-vjeçareje, në rrugën “Frang Bardhi”. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 3 shtatorit, rreth orës 23:50. Në kuadër të operacionit të koduar “The Arsonist”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 bënë të mundur identifikimin dhe prangosjen e shtetasit D. B., banues në Tiranë, i cili dyshohet se e ka kryer këtë akt për motive të dobëta. Sipas njoftimit zyrtar, menjëherë pas marrjes së informacionit për zjarrin që përfshiu automjetin tip “Citroen”, u organizuan veprimet hetimore për të dokumentuar ngjarjen dhe për të çuar përpara drejtësisë autorin. Materialet i janë referuar tashmë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës...