Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Dogji automjetin e një gruaje në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari. Ja momenti kur i vë flakën (VIDEO)
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku u dogj një automjet në pronësi të një 43-vjeçareje. Në pranga është vënë një 34-vjeçari Danjel Bushka, i cili akuzohet se mbrëmjen e 3 shtatorit ka djegur automjetin tip “Citroen” në rrugën “Frang Bardhi” për motive të dobëta. Policia ka publikuar videon që tregon momentin kur i riu afrohet pranë makinës dhe i vë flakën. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Daniel Bushka nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi rezulton se në vitin 2016, të jetë arrestuar për një sërë vjedhjesh në Tiranë. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The Arsonist”. Zbardhet djegia e qëllimshme e një automjeti. Identifikohet, kapet dhe...