Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
I dënuar në Itali me 5 vite burg për trafik droge, arrestohet në Tiranë 43-vjeçari me dy emra (VIDEO)
Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për trafik droge. Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli rezulton i dënuar në Itali me 5 vite e 1 muaj burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Vendimi ndaj tij është dhënë më 6 maj 2025 nga Gjykata e Apelit në Milano. Interpol Tirana po punon me procedurat për të bërë të mundur ekstradimin e tij drejt Italisë. Njoftimi i policisë: Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 66”. Kapet në Tiranë, një 43-vjeçar, i dënuar në Itali, me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për...