Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiçit

Udhëheqja e Kishës Serbe në shërbim të regjimit të Vuçiçit

“Serbia është një shoqëri e shkatërruar nga nacionalizmi”, thotë për DW teologu dhe historiani i Beogradit, Vukashin Miliqeviç. Ai është një nga shumë intelektualë në Serbi që mbështesin protestat studentore. Për më shumë se dhjetë muaj, qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugë në pothuajse çdo qytet të Serbisë. Ata kërkojnë zgjedhje të reja dhe fundin e korrupsionit të përhapur gjerësisht. Lëvizja e protestës u nxit nga një incident në nëntor 2024, kur një tendë mbi një stacion treni të rinovuar u shemb në Novi Sad, duke lënë të vdekur 16 persona. Shumë banorë akuzojnë zyrtarët shtetërorë se janë bashkëfajtor në aksident. Sipas informacionit të disponueshëm, “puna e dobët” është një nga shkaqet e tragjedisë. Deri më tani, regjimi i Presidentit Aleksandar Vuçiç (SNS) nuk...