Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Denaj: Mbështetje me 50% grant investimeve në akuakulturë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, bëri të ditur se është hapur thirrja për aplikime në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025, me fokus të veçantë te akuakultura, përmes financimit të investimeve në rrjeta dhe kosha për rritjen e peshkut. “Skema Kombëtare e Investimeve 2025 është një instrument real për zhvillimin e qëndrueshëm të akuakulturës në vendin tonë. Çdo sipërmarrës që synon të investojë në rrjeta dhe kosha për rritjen e peshkut, mund të përfitojë 50% grant të vlerës së investimit, deri në 15 milionë lekë për subjekt”, deklaroi Denaj. Ministrja tha se, skema ofron 50% mbështetje financiare mbi vlerën e faturave tatimore të miratuara, ose deri në 15 milionë lekë për subjekt. Përfituesit e kësaj skeme kanë gjithashtu mundësinë të kombinojnë grantin me...