Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Investimet në bregdet/ Rama: Në Porto Palermo do lejojmë vetëm tre ndërhyrje
edi rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje për turizmin e këtij sezoni dhe për atë se çfarë pritet të ndodhë. I ftuar në emisionin "Opinion", Rama foli për investimet në bregdet, duke thënë se do i jepet rëndësi ruajtjes së zonave turistike. Kreu i qeverisë foli për Porto Palermon, ku tha se do të lejohen vetëm 3 ndërhyrje. "Në Porto Palermo do të bëjmë vetëm 3 ndërhyrje. Një na ka ardhur nga një çift që jeton dhe punon atje, vetëm për të restauruar dhe pastruar kabinat e tyre atje. Një tjetër për muzeun e Luftes së ftohtë, që ndodhet në tunel. Dhë një tjetër për baraket, pjesa ushtarke por pa ndërtuar resorte e vila.", tha Rama./ZËRI