“Ishte djalë i mirë, kishte kompani ndërtimi me të atin”, gazetari rrëfen takimin me Kristianin para se ta ekzekutonin

“Ishte djalë i mirë, kishte kompani ndërtimi me të atin”, gazetari rrëfen takimin me Kristianin para se ta ekzekutonin

Mbrëmjen e së enjtes, qyteti i Shkodrës u trondit nga tjetër atentat mafioz. I riu Kristian Kola, teksa qëndronte jashtë ambienteve të një lokali te “Kinema Republika”, u qëllua me breshëri plumbash nga dy persona me motor. Si pasojë e plagëve të marra 34-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes. Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 22:30, ku dy autorët me motor dhe skafandra në kokë iu afruan Kolës, i cili ishte duke pirë kafe në ambientet e jashtme të lokalit dhe hapën zjarr ndaj tij. Pasi e qëlluan disa herë, dy autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me shpejtësi “skëterrë”, ndërkohë që trupi i Kristianit i bërë “shoshë” nga plumbat mbeti në bulevard. Burime për mediat bënë me dije më herët se...