Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare, reshje shiu priten në këto zona
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensite të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjat vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë. Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 34 gradë celsius.