Nuk deklaroi 1 mln euro fitime, bllokohet klinika private “International Medicare”, pranga administratorit…

Nuk deklaroi 1 mln euro fitime, bllokohet klinika private “International Medicare”, pranga administratorit…

=Antikrimi ekonomik i Policisë së Tiranës nisi të vëzhgojë për disa muaj klinikën e ndërhyrjeve estetike në kryeqytet “International Medicare”. Zbulimi i parë që e çoi policinë në dyert e klinikës private, pjesë e “Sante Plus Group”, ishte mosdeklarimi real i fitimeve prej më shumë se 1 viti, në vlerën e 1 milionë eurove. Të paktën 100 blloqe me mandate të pa fiskalizuara u gjetën në klinikë. Nga hetimet, u zbulua më tej, se në këtë klinikë, shërbimet spitalore kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim, të skaduara dhe kontrabandë. U sekuestruan 27 lloje medikamentesh që përdoren për ndërhyrje fillerash, botoksi dhe mbjellje flokësh. 5 punonjës rezultonin të pa siguruar. Klinika “International Medicare” u bllokua. Por dikush është kujdesur që për të fshehur tek klientët...