Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Riemërtimi i Pentagonit në “Departamentin e Luftës”, Trump pritet të nënshkruajë sot urdhrin ekzekutiv
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, po urdhëron që Departamenti i Mbrojtjes të njihet si Departamenti i Luftës. Ai do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv sot që departamenti i mbrojtjes ta përdorë emrin e ri si titull dytësor dhe që Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth të njihet si Sekretar i Luftës. Pentagoni, i cili mbikëqyr shërbimet e armatosura të SHBA-së, është pasardhësi i Departamentit të Luftës, i cili u krijua për herë të parë si një agjenci në vitin 1789 dhe ekzistoi deri në vitin 1947. Përgjegjësia për krijimin e departamenteve ekzekutive i takon Kongresit të SHBA-së, që do të thotë se do të kërkohet një amendament për të ndryshuar ligjërisht emrin e departamentit. BBC ka parë tekstin e urdhrit ekzekutiv, i cili thotë: “Emri ‘Departamenti...