Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Reshje në zonat malore, parashikimi i motit për këtë të premte
Këtë të premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me kthjellime e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore, aty ku edhe do të pasohen nga reshje lokale shiu me intensite të ulët. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjat vijës bregdetare dhe në zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s. Valëzimi në det do jetë me forcë 1-3 ballë. Top Channel